Ndërlidhjet

EULEX-i dënon me 47 muaj burgim tre serbë


Logo e EULEX-it

Logo e EULEX-it

Gjykata themelore e EULEX-it në Mitrovicë ka shqiptuar aktgjykimet me dënim burgu për tre nga gjashtë serbët e akuzuar për dhunë, gjatë trazirave të marsit 2008.

Siç raportojnë mediat serbe, Marjan Ilinçiq është dënuar me 20 muaj burgim, Dragan Millojeviq me 18 muaj dhe Zoran Çaviq me 9 muaj burgim.

Sipas burimeve të njëjta, janë liruar Miodrag Raliq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqi.

Gjykimi ka të bëjë me trazirat në Mitrovicë, në vitin 2008, kur ishte vrarë një polic ukrainas dhe ishin plagosur dhjetëra policë të tjerë të UNMIK-ut, disa pjesëtarë të KFOR-it dhe disa protestues serbë.

Serbët pasdite kanë zhbllokuar edhe gjykatën në Mitrovicë, të cilën e kanë mbajtur të bllokuar disa orë.
XS
SM
MD
LG