Ndërlidhjet

logo-print

BB: Çmimet e ushqimeve mbeten pranë kulmit


Ilustrim

Ilustrim

Banka Botërore ka thënë se çmimet e ushqimeve kanë rënë krahasuar me kulmin që kanë arritur gjashtë muaj më parë, por ato, megjithatë, “mbeten të larta.

Në raportin “Rishikimi i Çmimit të Ushqimit” po ashtu thuhet se çmimet e larta kanë çuar njerëzit më të varfër të botës në kequshqyerje dhe obezitet, “pasi kanë zgjedhur ushqimet më të lira për të ushqyer familjet”.

Raporti vë në pah se numri i të rriturve mbipeshë në të gjitha rajonet mund të arrijë në 2.16 miliardë në vitin 2030.

Në shkurt të vitit 2013, vijon raporti, çmimet globale të ushqimit kanë qenë vetëm 9 për qind nën kulmin e të gjitha kohërave të gushtit 2012.

Sipas Bankës Botërore, kërkesa më e ulët për ushqim gruri në SHBA ka zvogëluar çmimet.
XS
SM
MD
LG