Ndërlidhjet

Putin urdhëron stërvitje të papritura ushtarake


Deti i Zi
Deti i Zi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një urdhër të papritur për stërvitje ushtarake në Detin e Zi.

Putin i ka dhënë urdhrin Ministrisë së Mbrojtjes në orën 04:00, sipas kohës në Rusi.

“Në bazë të praktikave ndërkombëtare, për stërvitjet që përfshijnë më pak se 7,000 njerëz, nuk është e nevojshme që partnerët tanë të informohen para kohe”, ka thënë zëdhënësi presidencial, Dmitri Peskov.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor i stërvitjes është të verifikohet “gatishmëria dhe kohezioni”.

Në muajin shkurt, ushtria ruse ka kryer disa stërvitje të paparalajmëruara ushtarake dhe ka zbuluar se disa njësite nuk kanë qenë në gjendje të mobilizohen shpejt.
XS
SM
MD
LG