Ndërlidhjet

Mandela i përgjigjet pozitivisht trajtimit


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka thënë se ish-presidenti i këtij vendi, Nelson Mandela, është duke iu përgjigjur pozitivisht trajtimit për infeksionin në mushkëri.

Mandela, 94 vjeç, është pranuar në spital gjatë natës së shkuar.

Deklarata nga Zyra e Zumas bën të ditur se Mandela “mbetet nën trajtimin dhe vëzhgimin e spitalit”, por nuk jep detaje të tjera.

Ai ka qenë i hospitalizuar për afro tre javë në dhjetor të vitit të kaluar, për të trajtuar po ashtu një infeksion në mushkëri, si dhe për të pastruar tëmthin nga gurët.

Mandela është liruar nga burgu në vitin 1990, pas 27 vjetësh prapa grilave, dhe është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e para të vendit më 1994.

Ai shquhet në të gjithë botën për predikimin e pajtimit në mes të shumicës zezake dhe pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut.
XS
SM
MD
LG