Ndërlidhjet

logo-print

Shqetësime për “dëbimin” e refugjatëve sirianë nga Turqia


Refugjatë sirianë

Refugjatë sirianë

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për raportet, të cilat flasin për dëbim të refugjatëve sirianë nga Turqia.

Të enjten, agjencia e lajmeve Reuters ka cituar një zyrtar të paidentifikuar turk të ketë thënë se Ankaraja ka rikthyer qindra refugjatë në Siri, pas përleshjeve me policinë ushtarake në kampin e tyre, pranë kufirit.

Protesta kundër kushteve të këqija të jetës thuhet të jetë nxitur nga vdekja e një fëmije nga zjarri.

Melissa Fleming, zëdhënëse e Komisionarit për Refugjatë të OKB-së, ka thënë se UNHCR-ja është “shumë e shqetësuar” rreth raporteve për dëbimet nga qyteti Akçakale në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Levent Gumrucku, ka mohuar raportet në fjalë dhe ka thënë se 50-60 sirianë janë kthyer “vullnetarisht”.

OKB-ja ka regjistruar rreth 1 milion sirianë, të cilët kanë ikur në vendet fqinje si pasojë e konfliktit civil në Siri.
XS
SM
MD
LG