Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja do të donte Vuçiqin në bisedime


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Bashkimi Evropian nuk vendos për përbërjen e delegacioneve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës, por ndërmjetësuesja e procesit, Catherine Ashton, do të donte që zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përfshihet në dialog.

“Dialogu zhvillohet në mes të dy kryeministrave dhe ata vendosin për përbërjen e delegacioneve. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, nuk i ka dërguar thirrje me shkrim Vuçiqit që të marrë pjesë në bisedime, por do të ishte e kënaqur nëse ai vjen së bashku me Daçiqin”, ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Mediat në Beograd kanë shkruar sot se Brukseli dhe Uashingtoni kanë ftuar Vuçiqin që të angazhohet personalisht në proces. Tanjug-ut, ndërkaq, i është thënë se SHBA-ja mbështet bisedimet, porse nuk është në pozicion që të ftojë cilindo përfaqësues në këto bisedime.

“Ne mbështesim Qeverinë e Serbisë, por i përket asaj të zgjedhë përfaqësuesit e saj dhe negociatorët”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Beograd.

Disa media serbe po ashtu kanë raportuar se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit të fundit me homologun nga Kosova, Hashim Thaçi, ka qenë në kontakt të pandërprerë me zëvendësin e tij, Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG