Ndërlidhjet

Papa u ka larë këmbët 12 të burgosurve


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku u ka larë këmbët 12 të burgosurve të rinj në një qendër paraburgimi jashtë Romës.

Larja e këmbëve të enjten, para Pashkëve, është traditë e krishterë, e cila bazohet në besimin se Jesuzi u ka lërë këmbët 12 apostujve para se të kryqëzohej.

Françesku po ashtu ka mbajtur një meshë në qendrën e paraburgimit, me 11 femra dhe 25 meshkuj të burgosur, nga mosha 14 deri në 21 vjeç.

Shumica e të burgosruve kanë lindur jashtë Italisë, janë myslimanë ose ateistë.

Françesku, i cili më 13 mars është zgjedhur lider i 1.2 katolikëve të botës, ka theksuar rëndësinë për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit në nevojë.
XS
SM
MD
LG