Ndërlidhjet

Putin: Inspektimi i OJQ-ve, rutinë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se inspektimet shtetërore të organizatave joqeveritare janë “masa rutinë”.

Në takim me Avokatin e Popullit, ai ka thënë se inspektimet kanë për qëllim të verifikojnë nëse aktivitetet e grupeve janë në përputhje me qëllimet e tyre të deklaruara dhe me legjislacionin e Rusisë.

Që nga java e kaluar, autoritetet ruse kanë kërkuar dokumente regjistrimi dhe financiare nga dhjetëra organizata joqeveritare në mbarë Rusinë.

Në mesin e organizatave të verifikuara kanë qenë Amnesty International, Human Rights Watch dhe Transparency International.

Bashkimi Evropian ka thënë se inspektimet janë brengosëse, ndërsa shqetësim ka shprehur edhe Departamenti amerikan i Shtetit.
XS
SM
MD
LG