Ndërlidhjet

Pistoriusit i lejohet pjesëmarrja në gara


Atleti Oscar Pistorius

Atleti Oscar Pistorius

Vrapuesit të Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij, do t’i lejohet të udhëtojë jashtë vendit.

Gjykatësi ka thënë se atleti olimpik mund të lërë Afrikën e Jugut dhe të marrë pjesë në gara për aq kohë sa nuk shkel kushtet e lirimit me kusht.

Ai po ashtu do të lejohet të kthehet në shtëpinë e tij në Pretoria, ku Reeva Steenkamp është qëlluar për vdekje më 14 shkurt.

Pistorius mohon vrasjen e vajzës 29-vjeçare, duke thënë se ai ka ngatërruar atë me një hajdut.

Atleti me këmbë të amputuara ka bërë histori duke konkurruar me vrapues me aftësi të pakufizuara në Olimpiadën e Londrës, më 2012.
XS
SM
MD
LG