Ndërlidhjet

FMN ka besim te Christine Lagarde


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se vazhdon të ketë “besim” në shefen e tij, Christine Lagarde.

Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, ka thënë se bordi i fondit mbështet zonjën Lagarde, pavarësisht hetimeve të autoriteteve franceze për “abuzim të pushtetit”.

Hetimet kanë të bëjnë me kohën kur Lagarde ka qenë ministre e Financave të Francës dhe me përfshirjen e saj në një pagesë të paligjshme për biznesmenin francez, Bernard Tapie.

Lagarde, e cila ka marrë drejtimin e FMN-së në vitin 2011, mohon çdo keqbërje.

Aparatmenti i saj në Paris është bastisur nga policia javën e kaluar.

“Bordi ekzekutiv është informuar për këtë çështje dhe vazhdon të ketë besim në aftësitë menaxhuese të shefes”, ka thënë zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, në një konferencë për gazetarë të enjten.
XS
SM
MD
LG