Ndërlidhjet

logo-print

Irani, Koreja e Veriut dhe Siria, kanë bllokuar traktatin në OKB


Ilustrim

Ilustrim

Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, kanë dështuar dhe nuk kanë arritur të pajtohen për marrëveshje historike që rregullon tregtinë globale të armëve.

Irani, Koreja e Veriut dhe Siria kanë bllokuan miratimin e një traktati për të cilin është punuar nëntë ditë në seline e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Për miratimin e një traktati të tillë, nevojitet mbështetje nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Irani dhe Koreja e Veriut, janë nën embargo të armëve nga OKB-ja, mbi programet e tyre bërthamore.

Ndërsa, Siria është në vitin e tretë të një lufte civile. Bisedimet në korrik të vitit të kaluar kanë përfunduar pa ndonjë rezultat, për shkak të ndarjeve të mëdha rreth asaj se sa strikt duhet të jetë traktati.

Tregtia globale e armëve kap vlerën e 60 miliardë dollarëve në vit.
XS
SM
MD
LG