Ndërlidhjet

Koreja e Veriut, në gjendje gadishmerie për sulme


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Veriut, thotë se ka vënë seri raketash në gjendje gadishmerie për sulme në SHBA, dhe bazat ushtarake në Paqësor dhe Korea e Jugut.

Mediat shtetërore raportuan se lideri Kim Jong, ka thënë se "ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë".

Aeroplanët bombardues të Shteteve të Bashkuara, kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, u ka thënë mediave se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2, në Korenë e Jugut, kishte të bënte me ushtrime normale.

Hagel tha gjithashtu se gadishulli Korean, dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgaditura për çdo eventualitet nga Pheniani.

“Ne, duhet ta bëjë të qartë se këto provokime nga veriu janë marrë shumë seriozisht dhe ne do të përgjigjemi", ka deklaruar Hagel.

Koreja e veriut të mërkurën ka paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.
XS
SM
MD
LG