Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetë persona janë vrarë në Pakistan sot kur një sulmues vetëvrasës sulmoj një konvoj paraushtarak policore, thanë zyrtarët e sigurisë.

Sulmi ndodhi në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, rreth 200 metra largë nga konsullata amerikane.

Abdul Mexhid Marwat, një komandant i xhandarmëri kufitare, thuhet se ishte objektivi i sulmit.

Dy anëtarë të forcës dhe tetë civilë u vranë, kurse 15 persona të tjerë janë plagosuar, thanë zyrtarët e sigurisë.

Talibanët e Pakistanit, kanë kryer sulme të ngjashme ndaj forcave të sigurisë si pjesë e fushatës së tyre për të rrëzuar qeverinë.
XS
SM
MD
LG