Ndërlidhjet

GKN: Po punohet fuqishëm kundër dhunës në familje


Ilustrim
Ilustrim
Grupit Koordinues Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, ka bërë të ditur se është duke u punuar për krijimin dhe promovimin e një opinioni të fuqishëm kundër dhunës në familje, me ç’rast është prezantuar edhe draft raportin për vitin 2012.

Në raport thuhet se janë definuar aktivitetet, sfidat, konkluzionet dhe rekomandimet për hapat e mëtejmë për përmirësimin e gjendjes në luftën kundër dhunës në familje.

‘‘Është punuar dhe është konstatuar ngritje e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve kompetente, sidomos ngritje e nivelit të stafit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ka thenë zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, Daut Xhemajli, njofton zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë diskutimit për draft raportin për vitin 2012, anëtarët e grupit, thuhet se kanë paraqitur sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me finalizimin e raportit.
XS
SM
MD
LG