Ndërlidhjet

Mustafa: Dialogu i ka lënë në hije problemet jetike të Kosovës


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Isa Mustafa, në një konferencë me gazetarë ka vlerësuar se “dialogu me Serbinë, i ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve, ka lënë në hije problemet jetike të qytetarëve të vendit, si problemet me funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Mustafa ka deklaruar po ashtu se “Qeveria ka zhvendosur dhe larguar plotësisht vëmendjen nga gjendja shumë e rëndë ekonomike, nga politizimi i institucioneve dhe agjencioneve të pavarura dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor në fushat kryesore të jetës institucionale dhe sociale në Kosovë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mëtutje nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se zoti Musatafa ka thenë se përmbyllja sa më e shpejtë e këtij dialogu është shumë e rëndësishme, meqë do hapë mundësi që Kosova t’u kthehet temave të ndjeshme të vendit.

Mëtutje, njëri nga liderët opozitarë në Kosovë, Isa Mustafa, ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë.

Musatafa, po ashtu ka kërkuar nga BE dhe SHBA, por dhe nga kryeministri i Kosovës, që fundi i këtyre bisedave, të jetë me një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, e cila sipas tij, do të ratifikohej në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga kryeministri Thaçi, që në bisedime me Serbin të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet dhe rezoluta e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG