Ndërlidhjet

Krasniqi uron besimtarët me rastin e Festës së Pashkëve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Urimet i ka përcjellë nëpërmjet një mesazhi që i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji .

Në mesazhin e kryeparlamentarit thuhet se me rastin e Festës së Pashkëve kam kënaqësinë e veçantë t’ iu përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe nëpërmjet jush të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës.

“Kjo ditë është ditë e paqes,ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen. Nëpërmjet kësaj simbolike domethënëse fetare të ringjalljes së jetës, ne sot kujtojmë të gjithë ato personalitete shqiptare që i dhanë civilizimit kombëtar dhe njerëzor vlera të pashembullta te paqes, shpresës, lirisë dhe dashurisë njerëzore".

"Le të shërbejë pra kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të bashkëjetesës fetare e shpirtërore. Uroj që në Kosovë, por edhe në të gjithë boten njerëzore të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi”, theksohet në urimin e kryekuvndarit Krasniqi.
XS
SM
MD
LG