Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 18 të vrarë


Pamje pas ekspldimit afër një xhamie në Kirkuk të Irakut
Pamje pas ekspldimit afër një xhamie në Kirkuk të Irakut
Policia e Irakut thotë se nga disa sulme me makina-bomba afër xhamive shiite në Irak, sot janë vrarë së paku 18 vetë, që merrnin pjesë në faljen e Xhumasë.

Nga sulmet në katër lagje të Bagdadit dhe në Kirkuk, janë plagosur më se 100 persona të tjerë.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Raportohet se militantët sunitë, të ndërlidhur me al-Kaidën, shpeshherë i sulmojnë caqet e shiitëve myslimanë, të cilët ata i shohin si mbështetës të qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Dhuna në Irak ka rënë, pasi kulmin e kishte arritur në vitiet 2006-2007. Megjithatë, sulmet mbesin gjë e zakonshme.

Sipas agjencisë AFP, gjatë dhunës në Irak këtë muaj, janë vrarë 256 njerëz, që paraqet numrin më të madh të të vrarëve prej gushtit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG