Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga i uron besimtarët për Pashkët


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka uruar besimtarëve kaktolikë festën e Pashkëve, duke u dëshiruar “shëndet të mirë, gëzime e begati”.

Mëtutje, në faqen në Internet të Presidencës së Kosovës, theksohet se në urimin dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, konstatohet se “Dita e Pashkëve është dita e shenjtë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtritjes së besimit te Zoti”.

Mëtutje në urim thuhet se Pashkët janë “ditë e shpresës, e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përqafimit të vlerave njerëzore”.

Besimtarët katolikë për ditën e Pashkëve, i ka uruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
XS
SM
MD
LG