Ndërlidhjet

logo-print

Reeker beson në marrëveshjen Kosovë-Serbi


Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshjen, e cila do t’iu mundësojë të dyja vendeve që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimit evropian.

“Besojmë se një marrëveshje e tillë është e mundur të arrihet, sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë diplomati amerikan për gazetën serbe “Danas”.

Nëse nuk ka marrëveshje, sipas tij, i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian.

Reeker po ashtu ka ritheksuar mbështetjen e plotë të SHBA-së për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, që janë bartës të dialogut.

Takimi i radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit është caktuar për 2 prill.

Bisedimet zhvillohen në Bruksel, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG