Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në një treg të Pakistanit


Pakistan

Pakistan

Një polic është vrarë dhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në verilindje të Pakistanit.

Autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në një treg të qytetit Mardan.

Të plagosurit përfshijnë zyrtarë të policisë dhe civilë. Përgjegjësisë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Dhuna në Pakistan është rritur ndjeshëm në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit, të cilat do të mbahen më 11 maj.

Të premten në Peshauar, një sulmues vetëvrasës ka vrarë së paku 10 persona dhe ka plagosur 25 të tjerë.
XS
SM
MD
LG