Ndërlidhjet

Moska: SHBA ndërhyn në punët e Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Moska ka thënë se financimi i vazhdueshëm i organizatave joqeveritare në Rusi nga ana e Shteteve të Bashkuara është “ndërhyrje e hapur në punët e brendshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se deklaratat e Departamentit amerikan të Shtetit se do të vazhdojë financimin e OJQ-ve në Rusi përmes vendeve të treta, paraqesin përpjekje për të anashkaluar ligjet ruse.

Autoritetet ruse kanë inspektuar disa organizata në javët e fundit, për të verifikuar nëse ato u janë bindur ligjeve, të miratuara së fundmi, për marrjen e financimeve nga jashtë.

Të enjten, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se Rusia ka nisur “gjueti shtrigash” kundër OJQ-ve.
XS
SM
MD
LG