Ndërlidhjet

Dështojnë bisdimet për qeverinë e re të Italisë


Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

Udhëheqësit e partive në Itali, së bashku me presidentin, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund ngërçit politik, që ka pasuar zgjedhjet jobindëse të shkurtit.

Parlamenti është i ndarë në tre blloqe, por secili pa ulëse të mjaftueshme për të formuar i vetëm qeverinë.

Zyra e presidentit Giorgio Napolitano ka thënë se kreu i shtetit ka kërkuar pak kohë për të gjetur një zgjidhje.

Analistët thonë se Napolitano mund t’i kërkojë një figure jashtë partive politike që të formojë qeverinë – një marrëveshje e ngjashme me atë që ka sjellë Mario Montin në pushtet më 2011.

Qeveria e tij teknokratike mbetet në detyrë derisa të formohet qeverita e re e zgjedhur.

Nëse dështon të formohet qeveria, mund të thirren zgjedhje të reja.

Bllokimi po vonon reformat që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recesion.
XS
SM
MD
LG