Ndërlidhjet

Lideri i opozitës armene ndërpren grevën e urisë


Raffi Hovannisian
Raffi Hovannisian
Kandidati i mundur presidencial në Armeni, Raffi Hovannisian, ka përfunduar grevën e urisë, me të cilën ka protestuar “rezultatet e manipuluara” të zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Sipas rezultateve zyrtare, presidenti Serzh Sarkisian, ka fituar më shumë se 58 për qind të votave më 18 shkurt, ndërsa Hovannisian ka dalë i dyti me 37 për qind.

Lideri i opozitës ka thënë se do të ndërpresë grevën dyjavëshe në të Shtunën e Pashkëve.

Ai u ka thënë mbështetësve të tij se do që të mbledhë energji për të vazhduar punën e tij politike.

Hovannisian po ashtu u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë më 9 prill, në ditën kur inaugurohet Sarkisian.
XS
SM
MD
LG