Ndërlidhjet

logo-print

Karzai në Katar për "bisedimet për paqe"


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, është nisur drejt Katarit, ku do të diskutojë procesin e paqes në Afganistan dhe vendimin për të lejuar talibanët që të hapin një zyrë përfaqësuese në Katar.

Zëdhënësi i Karzait, Aimal Faizi, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se kreu i shtetit do të diskutojë edhe marrëdhëniet dypalëshe me zyrtarët e Katarit.

Talibanët kanë refuzuar të flasin direkt me Karzain, duke e cilësuar presidentin afgan si “kukull” të Shteteve të Bashkuara.

Karzai do të qëndrojë për vizitë dyditore në Katar.
XS
SM
MD
LG