Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbia nuk do të vetëposhtërohet


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për kompromis me Kosovën, por jo edhe për vetëposhtërim.

Duke folur para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, Vuçiq ka thënë se në rrethin e fundit të bisedimeve, Beogradit nuk i është ofruar “absolutisht asgjë”.

“E gjitha ka qenë në përputhje me ligjet e Kosovës, ndërsa tani ka garanci se diçka do të ndryshojë”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë po diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së veriut, ku banorët lokalë serbë nuk pranojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta të sigurisë.

Palët janë pajtuar për formimin e një asociacioni të komunave serbe, por jo edhe për përgjegjësitë që do t’i kishte.

Beogradi do kompetenca në polici, gjyqësi dhe planifikim hapësinor, ndërsa Prishtina kundërshton fuqishëm.

“Serbia nuk mund të pranojë asgjënë, por kërkon diçka që do të ketë të ardhme dhe për këtë është e gatshme të ndërmarrë edhe vendime të vështira”, ka thënë Vuçiq.
XS
SM
MD
LG