Ndërlidhjet

Gjukanoviq pret mbështetje nga shqiptarët


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili është edhe kryeministër i këtij vendi, pret që partitë shqiptare të mbështesin kandidatin e partisë së tij për president, Fillip Vujanoviq.

“Natyrisht, pres mbështetjen e partnerëve tanë tradicionalë të koalicionit dhe të partive shqiptare, me të cilat kemi bashkëpunuar jo vetëm në zgjedhjet e deritashme, por edhe në ushtrimin e pushtetit dhe aktivitete të tjera”, ka thënë Gjukanoviq, duke komentuar shkrimet e disa mediave se shqiptarët mund të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, si dhe mbështetjen për Vujanoviqin.

Presidencialet në Mal të Zi mbahen më 7 prill. Ato janë zgjedhjet e gjashta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në këtë vend, përkatësisht të dytat prejse ka shpallur pavarësinë më 2006.
XS
SM
MD
LG