Ndërlidhjet

Dënohet vendosja e posterëve anti-semitistë në Beograd


Posterët në Beograd

Posterët në Beograd

Autoritetet serbe kanë dënuar fuqishëm shfaqjen e posterëve anti-semitistë në Beograd.

“Posterët kundër semitizmit janë në fakt kundër Serbisë, sepse mund t’i sjellin dëm të madh vendit tonë”, ka thënë zëvendëskryeministrja serbe, Suzana Grubjeshiq.

Kundër posterëve në fjalë ka reaguar sot edhe Ambasada e Izraelit në Beograd, e cila ka ftuar organet kompetente të Serbisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme që kryesit e këtij akti të urrejtjes t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë.

Posterët tregojnë avion bombardues të Luftës së Dytë Botërore me yll të Davidit dhe pamje të ndërtesës së shkatërruar të Shtabit të Përgjithshëm dhe të urës mbi Danub në Novi Sad, me mesazhin: “14 vjet nga bombardimi i NATO-s, terrori i tyre vazhdon ende”.

Ata janë nënshkruar nga organizata e djathtë "Gjaku dhe nderi".
XS
SM
MD
LG