Ndërlidhjet

Sulmi i NATO-s vret dy fëmijë afganë


Map - Afghanistan
Map - Afghanistan
Zyrtarët në Afganistan kanë bërë të ditur se dy fëmijë afganë dhe nëntë militantë talibanë kanë humbur jetën nga një sulm i NATO-s në provincën Ghazni.

Zëdhënësi i NATO-s, major Adam Wojacks, ka thënë se sulmi ka qenë përgjigje e një sulmi taliban në një post-bllok të policisë.

Ai ka thënë se koalicioni i forcave ndërkombëtare është duke hetuar raportet për viktima civile.

Viktimat civile nga sulmet e NATO-s kanë qenë disa herë burim i fërkimit në mes të presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG