Ndërlidhjet

Lajiq nuk luan për Serbinë, nëse kusht është himni


Futbollistir Adem Lajiq
Futbollistir Adem Lajiq
Ish-futbollisti i kombëtares së Serbisë, Adem Lajiq, i cili tani luan për Fiorentinën, ka thënë se nuk do të kthehet në ekipin e mëparshëm, nëse këndimi i himnit serb vazhdon të jetë kusht për të luajtur.

Trajneri Sinisha Mihajlloviq, në maj të vitit të kaluar, ka përjashtuar Lajiqin nga ekipi serb, pasi ai nuk ka kënduar himnin, pavarësisht kodit të nënshkruar të sjelljes.

“Kam nënshkruar kontratë me Mihajlloviqin, por nuk e kam lexuar mirë. Serbinë e përbëjnë edhe myslimanët. Kam luajtur dhjetë vjet në shumë ekipe kombëtare dhe kurrë askush nuk më ka kërkuar të këndoj himnin. Nëse kjo është kusht për të luajtur në kombëtare, atëherë nuk do të kthehem”, ka thënë Lajiq për “Gazeta delo Sport”.
XS
SM
MD
LG