Ndërlidhjet

Moska dhe Pekini apelojnë për qetësi në Kore


Kore e Veriut
Kore e Veriut
Rusia i ka bërë thirrje Phenjanit, Seulit dhe Uashingtonit që të tregojnë “shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe maturisë”, pas deklaratve të Koresë së Veriut se “është në gjendje lufte me Jugun”.

“Presim që palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe asnjëra nga to të mos kalojë linjën, pas së cilës nuk ka kthim prapa”, ka thënë Grigorij Logvinov, zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse, i ngarkuar me çështjet koreane.

Kina, e cila është aleate dhe partnere e ngushtë tregtare e Koresë së Veriut, u ka bërë po ashtu thirrje palëve që të bashkërendojnë përpjekjet për të ulur tensionet në Gadishull.

Koreja e Veriut ka thënë sot se është në gjendje lufte me Korenë e Jugut.

Sipas shtetit komunist, çdo provokim ushtarak kundër tij do të rezultonte me “konflikt në shkallë të plotë dhe me luftë bërthamore”.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG