Ndërlidhjet

Mali i Zi hap ambasadën në Kosovë deri në fund të vitit


Igor Llukshiq
Igor Llukshiq
Shefi i diplomacisë malazeze, Igor Llukshiq, ka thënë se Podgorica planifikon që deri në fund të vitit 2013 të hapë ambasadën në Kosovë, ashtu si edhe në Rumani dhe Bullgari.

Duke prezantuar raportin për punën e Ministrisë së Jashtme para ligjvënësve malazezë, Llukshiq ka thënë se viti 2012 do të mbahet mend për rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tash në vendosjen e kornizave të prioriteteve të politikës së jashtme, shkruajnë mediat në Podgoricë.

“Perspektivat evropiane dhe euro-atlantike janë gjithnjë e më të sigurta. Diplomacia e suksesshme i ka kontrbuar pozicionimit më të mirë të vendit në planin ndërkombëtar”, ka thënë Llukshiq.
XS
SM
MD
LG