Ndërlidhjet

SHBA: Zyrtari i Teksasit dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur


Policia amerikane gjatë një ndërhyrjeje

Policia amerikane gjatë një ndërhyrjeje

Autoritetet në shtetin amerikan, Teksas, thonë se prokurori i qarkut të Teksasit Verior dhe gruaja e tij, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Viktimat janë identifikuar si Mike dhe Cynthia McLelland.

Gazeta Dallas e ka cituar shefin e policisë lokale, që ka thënë se të dy personat ishin qëlluar me të shtëna.

Autoritetet kanë refuzuar të spekulojnë nëse këto dy vdekje janë të ndërlidhura me vrasjen e ndihmësprokurorit të qarkut më 31 Janar të këtij viti, në po këtë lokalitet.

Policia thotë se po zhvillon hetime lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG