Ndërlidhjet

Pakistan: Në tubimin politik – sulm me bombë


Policët e ndihmojnë një të plagosuri pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Policët e ndihmojnë një të plagosuri pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Nga një sulm me bombë në një tubim politik, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, sot janë vrarë dy dhe plagosur gjashtë persona të tjerë.

Në shënjestër të sulmit në qytetin Bannu ishte tubimi për politikanin lokal, Adnan Wazir, i cili po garon në zgjedhjet parlamentare për provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Zyrtarët thanë se zoti Wazir ishte në mesin e të plagosurve. Ai është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Raportohet se qindra pjesëtarë të partisë së tij sekulare, Partia Kombëtare Awami, dhe disa liderë të lartë të saj, janë vrarë në sulme, për të cilat përgjegjësinë kryesisht e ka marrë grupi Tahreek-e-Taliban në Pakistan.

Kërcënimet nga sulmet e talibanëve po i detyrojnë partitë politike që të mos angazhohen në fushatë të plotë zgjedhore në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG