Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Dy njerëz kanë vdekur nga një grip i ri i shpezëve


Pamje nga një lagje e Shngajit në Kinë

Pamje nga një lagje e Shngajit në Kinë

Dy vetë kanë vdekur nga një grip i ri i shpezëve, që thuhet se kurrë më parë nuk është parë në njerëz.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, ka raportuar sot se dy njerëzit kanë vdekur këtë muaj në qytetin më të madh kinez, Shangaj.

Komisioni Kombëtar për Shëndetësi i Kinës thotë se të dy personat ishin sëmurë në fund të muajit Shkurt dhe vdiqën në fillim të Marsit.

Ata ishin të moshës 87 dhe 27 vjeçare.

Komisioni njoftoi se një grua tjetër, poashtu është infektuar me këtë virus në fillim të muajit Mars dhe është në gjendje kritike shëndetësore në provincën e afërt Anhui.

Të gjitha viktimat së pari kanë pasur simptome të temperaturës dhe kollitjes, që më vonë ishte shndërruar në pneumoni.

Deri tash autoritetet shëndetësore nuk kanë konstatuar se virusi është shumë ngjitës, pasi asnjëri nga ata që ishte në kontakt të afërt me viktimat nuk janë sëmurë.
XS
SM
MD
LG