Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Në meshën për Pashkët, Papa kërkon paqe


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesk e ka shfrytëzuar meshën e tij të parë për Pashkët, që të kërkoj paqe në botë dhe ka bërë thirrje që njerëzit ta përqafojnë Kishën Katolike, në ditën kur ajo feston ringjalljen e Krishtit.

Gjatë mesazhit tradicional për Pashkët, Urbi et Orbi (Për qytetin dhe botën), Papa Françesk tha se “ringjallja nënkupton se dashuria e Zotit është më e fuqishme se djalli dhe vetë vdekja; ajo nënkupton se dashuria e Zotit mund t’i transformoj jetët tona dhe të ndikoj që ato vende të shkreta në zemrat tona të lulëzojnë”.

Agjentinasi Jorge Bergoglio më 13 Mars të këtij muaji është zgjedhur për ta udhëhequr Kishën Katolike, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë viteve të fundit, nga abuzimet seksuale dhe skandalet e korrupsionit.

Meshën e tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, aty ku për të parën herë më 13 Mars u paraqit para botës si Papë i ri, e ndoqën afër 250 mijë njerëz, siç ka vlerësuar Vatikani.

“Krishti u ringjall! Dua që ai të shkoj te secila shtëpi dhe secila familje, veçanërisht ku vuajtja është më e madhja, në spitale dhe burgje”, tha Papa.

Sipas tij, “Paqja në gjithë botën, ende e ndarë nga lakmia për përfitime të lehta, e lënduar nga egoizmi, që e kërcënon jetën njerëzore dhe familjen, egoizmi që vazhdon në trafikimin e njerëzve, është forma më e zgjeruar e skllavërisë në shekullin 21”.

Papa Françesk ka kërkuar paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, pastaj përfundim të luftës civile në Siri, “paqe në Azi, e para se gjithash, në gadishullin korean”.
XS
SM
MD
LG