Ndërlidhjet

Francë: Nga zjarri në shtëpi – humbën jetën pesë fëmijë


Ilustrim i përfshirjes së shtëpisë nga zjarri
Ilustrim i përfshirjes së shtëpisë nga zjarri
Nga zjarri në një shtëpi në pjesën veriore të Francës kanë humbur jetën pesë fëmijë.

Zyrtarët lokalë kanë thënë sot se fëmijët ishin të moshës ndërmjet dy dhe dhjetë vjeçare dhe se ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë natës në qytetin Sent Kuentin, 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit Paris.

Autoritetet lokale thanë se babai i tyre ishte i pranishëm, por ka ikur dhe ka kaluar me lëndime nga zjarri.

Babai, që ishte i shkurorëzuar, i kishte marrë fëmijët për fundjavë.

Ai shpëtoi duke kërcyer nga dritarja në katin e parë pasi zjarri e kishte përfshirë shtëpinë.

Një zyrtar lokal anonim i tha agjencisë AFP se zjarri “në masë të madhe ishte aksident”.
XS
SM
MD
LG