Ndërlidhjet

Lajiq: Nëse dështojnë bisedimet me Kosovën, dy vjet stagnim


Rasim Lajiq
Rasim Lajiq
Nëse dështojnë bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, më 2 prill në Bruksel, atëherë për Serbinë do të ndalen për dy vitet e ardhshme integrimet evropiane, tha sot ministri i tregitës së jashtme dhe të brendshme të Serbisë, Rasim Lajiq.

“Kjo do të thotë se jo një vit, por së paku dy vite, do t’i kemi të ndalura integrimet evropiane, para se gjithash se i keni zgjedhjet në Gjermani, konstituohet Parlamenti i tyre, ndryshon përbërja e Komisionit Evropian dhe ata nuk do të dëshirojnë të merren me ne në momentin e konstituimit”, i tha zoti Lajiq televizionit Pink.

Sipas tij, nëse Beogradi nuk e pranon ofertën në Bruksel më 2 prill, nuk pret që pozita e serbëve në Kosovë të rrezikohet dhe se ata do të dëbohen, por ka theksuar se qeveria mendon për pasojat e mundshme.

Ministri Lajiq ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar është garantues i të drejtave të tyre , por ka shfaqur dyshim dhe ka përkujtuar se përfaqësuesit e tyre në të kaluarën nuk kanë pasur sukses në përmbushjen e obligimeve të tyre.
XS
SM
MD
LG