Ndërlidhjet

Doha: Karzai diskuton për bisedime paqësore eventuale me talibanët


Hamid Karzai

Hamid Karzai

Presidenti i Pakistanit, Hamid Karzai, sot ka mbajtur takime me liderët e Katarit në kryeqytetin Doha, për të diskutuar për bisedimet paqësore eventuale me talibanët.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Katarit, QNA, ka raportuar se Karzai është takuar me zyrtarët e lartë të Katarit, përfshirë edhe emirin Hamad bin Khalifa al-Thani, por nuk ka dhënë detaje të takimit.

Zyra e Karzait, javën e kaluar, tha se ai do ta diskutoj hapjen e zyrës politike për talibanët.

Më parë, presidenti afgan i ka kundërshtuar bisedimet e paqes në Katar, duke u frikësuar se Kabuli do të mbetej jashtë çfarëdo negociatash, ku do të involvoheshin talibanët dhe Shtetet e Bashkuara.

Por, militantët kanë refuzuar kontakt direkt me Karzain, duke e cilësuar atë si kukullë të Perëndimit.

Këtë javë, Kombet e Bashkuara i kanë dërguar një thirrje tjetër talibanëve që të ulen në tryezë të bisedimeve.

Vizita dyditëshe e Karzait në Doha ka përfunduar sot.
XS
SM
MD
LG