Ndërlidhjet

SHBA: Prindërit i hedhin poshtë akuzat për keqtrajtim


Protestë në Moskë kundër keqtrajtimit të fëmijëve rusë të adoptuar në Shtetet e Bashkuara
Protestë në Moskë kundër keqtrajtimit të fëmijëve rusë të adoptuar në Shtetet e Bashkuara
Prindërit adoptues amerikanë të një 18 vjeçari rus i kanë hedhur poshtë akuzat e tij se ata e kanë keqtrajtuar.

Aleksander Abnosov, rus 18 vjeçar, të cilit i ishte dhënë emri Joshua Salotti, kur ai ishte adoptuar në moshën 13 vjeçare, është kthyer në Rusi dhe është paraqitur në mediat ruse duke thënë se prindërit adoptues të tij e kanë trajtuar atë keq.

Ai tha se për një kohë kishte jetuar në rrugë dhe kishte vjedhur për të pasur për jetë.

Por, prindërit adoptues, Steve and Jackie Salotti, thanë se ata janë të lënduar nga akuzat. Ata thonë se në vitin 2008 i kanë adopptuar dy djem rusë dhe “jetën e tyre e kanë shkrirë” në ta. Steve Salotti i tha një televizoni lokal se Joshua ishte nisur për në Rusi, pasi i kishte bërë 18 vjet dhe kishte filluar të merrte alkool dhe drogë.

Pasi ishte kthyer, familja Salotti e kishte dërguar atë për teste të drogës.
XS
SM
MD
LG