Ndërlidhjet

Kremlini nuk do të ndihmojë depozituesit rus në Qipro


Igor Shuvalov
Igor Shuvalov
Zëvendëskryeministri rus, Igor Shuvalov, ka deklaruar se qeveria ruse nuk do të marrë masa të jashtëzakonshme për të ndihmuar qytetarët që mund të humbasin para, si pasojë e krizës financiare në Qipro.

"Është për të ardhur keq nëse dikush është i prekur dhe ka humbur para në këto dy banka qipriote. Por qeveria ruse nuk do të ndërmarrë asgjë në këtë situatë”.

Shuvalov, megjithatë, ka shtuar se Moska do të dëgjojë kërkesat nga kompanitë që kanë aksione qeveritare.

Sipas kushteve të një shpëtimi ndërkombëtar, mbajtësit e depozitave me mbi 100 mijë euro në bankat e Qipros, mund të humbasin mbi 60 për qind të fondeve të tyre.

Shuvalov tha gjithashtu se detyra kryesore e qeverisë është për të ndërtuar një "model të ri të rritjes ekonomike" nga 2018.
XS
SM
MD
LG