Ndërlidhjet

Zveçan: Policia zbulon tre emigrantë sirianë


Autoritetet e rendit kanë zbuluar tre persona nga Siria të jenë strehuar ilegalisht në Zveçan, në veri të Kosovës.

Ata janë gjetur mbrëmë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ergin Mediq, nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të tre personat nuk kishin asnjë dokument me vete dhe tash janë transferuar në stacionin rajonal të Policisë në qendër.

Ata pritet t’u nënshtrohen procedurave të azil-kërkimit.
XS
SM
MD
LG