Ndërlidhjet

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një stacion të policisë në Tikrit të Irakut, duke vrarë së paku pesë njerëz dhe plagosur 11 të tjerë.

Burimet zyrtare thonë se sulmi është shkaktuar nga një kamion i ngarkuar me eksploziv.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup, por sulme të ngjashme kryhen zakonisht nga Shteti Islamik i Irakut, që është degë e Al Kaidës.

Grupi militant sunit sulmon shpesh caqet shiite dhe ata që punojnë për Qeverinë Shiite të Irakut.
XS
SM
MD
LG