Ndërlidhjet

Në Bruksel shkon edhe Vuçiqi


Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se në takimin e së martës në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të shkojë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikolliq i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Beograd.

Konferenca, e cila është në zhvillim e sipër, ndodh menjëherë pas takimit të autoriteteve të larta të Serbisë, në lidhje me dialogun e nesërm.

Në këtë takim kanë marrë pjesë: kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrja Suzana Grubjeshiq dhe ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiq.
XS
SM
MD
LG