Ndërlidhjet

Sudani liron të burgosurit politikë


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir.

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir.

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka urdhëruar lirimin e të gjithë të burgosruve politikë.

Ai i ka bërë këto komente në hapje të sesionit të ri parlamentar në Kartum.

Bashir ka bërë thirrje për dialog kombëtar me kundërshtarët e tij politikë, “përfshirë edhe ata që janë të armatosur”.

Javën e kaluar, nënpresidenti Ali Osman Taha ka thënë se pas përmirësimit të marrëdhënieve me Sudanin Jugor, do të ketë më pak kufizime politike në vend.

Sudani Jugor është bërë shtet i pavarur pas referendumit të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG