Ndërlidhjet

Thaçi i bindur në marrëveshje dhe zbatim


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

“Marrëveshja mund të hapë rrugën për paqe, të mbyllë kapitullin e konfliktit dhe të hapë perspektivën e bashkëpunimit dhe atë të integrimit evropian”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, marrëveshja eventuale do të ndihmojë edhe në konsolidimn e shtetit të Kosovës dhe në funksionimin e të gjitha institucioneve në çdo cep të territorit.

Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë.

“Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi.

Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari.

Thaçi i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Aeroporin e Prishtinës, nga ku do të niset për Bruksel, për takimin e së martës me homologn serb, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG