Ndërlidhjet

Liderit të opozitës ruse i zgjatet arresti shtëpiak


Sergei Udaltsov
Sergei Udaltsov
Gjykata në Moskë i ka zgjatur arrestin shtëpiak liderit të opozitës, Sergei Udaltsov, deri më 6 gusht.

Gjykata ka thënë se i duhet më shumë kohë për të hetuar se kush ka organizuar protestat antiqeveritare në Sheshin Bolotnaya të Moskës në maj të vitit 2012.

Udaltsov dhe aktivistët e opozitës, Konstantin Lebedev dhe Leonid Razvozzhayev, janë akuzuar për rastin.

Të tre ata i hedhin poshtë akuzat.

Udaltsovit, ndërkaq, i është ndaluar edhe përdorimi i telefonit, i internetit, ashtu si edhe dërgimi dhe pranimi i letrave.
XS
SM
MD
LG