Ndërlidhjet

logo-print

Pas 5 dekadash, në Birmani rikthehen gazetat ditore


Ilustrim

Ilustrim

Gazetat ditore në Birmani, në pronësi private, kanë dalë sërish në shitje, pas gati 50 vjetësh.

“The Voice”, “Golden Fresh Land”, “The Union” dhe “The Standard” kanë qenë publikimet e para që të hënën kanë mbushur pikat e shitjes.

Relaksimi i ligjeve për censurë mediatke është pjesë e përpjekjeve për reforma demokratike, që ka ndërmarrë presidenti Thein Sein.

Ai është zgjedhur president në zgjedhjet e vitit 2011, ndërsa në regjimin e mëparshëm ushtarak, i cili ka sunduar vendin me dekada, ka qenë kryeministër.

Muajin e kaluar, Qeveria e Birmanisë u ka dhënë lejen 16 grupeve mediatke për të publikuar gazeta ditore.

Në vitin 1964, udhëheqësit ushtarakë të Birmanisë kanë marrë kontrollin e gazetave ditore private, ndërsa javoret janë lejuar sipas rregullave të tyre.
XS
SM
MD
LG