Ndërlidhjet

Rritet besimi në prodhuesit japonezë


Tokio - pamje ilustruese
Tokio - pamje ilustruese
Besimi në mesin e prodhuesve japonezë është rritur muajin e fundit, për herë të parë në tre çerekë të vitit.

Anketa e Bankës së Japonisë tregon se besimi është rritur në minus tetë, çfarë do të thotë për katër pikë më lart.

Numri negativ, megjithatë, do të thotë se pesimistët vazhdojnë të tejkalojnë optimistët.

Banka e Japonisë përdor rezultatet e anketës për të përcaktuar politikat monetare.

Rezultatet vijnë disa ditë pasi shifrat e qeverisë kanë treguar se prodhimi japonez ka rënë në muajin shkurt, duke ritheksuar kështu dobësinë e vazhdueshme të ekonomisë japoneze.
XS
SM
MD
LG