Ndërlidhjet

Në Afganistan rritet prodhimi i paligjshëm i opiumit


Provinca afgane, Kandahar.

Provinca afgane, Kandahar.

Kultivimi i paligjshëm i opiumit në Afganistan është rritur këtë vit, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të goditur trafikantët.

Zëdhënësi i Ministrisë për Luftimin e Narkotikëve, Qayum Samir, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se rreth 157,000 hektarë të tokës janë duke u shfrytëzuar ilegalisht në këtë pranverë.

Ministria beson se kjo është rreth 3,000 hektarë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Samir ka fajësuar mungesën e sigurisë dhe varfërinë e përhapur për rritjen e prodhimit të opiumit.

Ai po ashtu ka thënë se ministria ka ngritur task-forca të veçanta për të çrrënjosur këtë dukuri në provincat Kandahar, Helmand, Nimruz dhe Farah, të cilat janë rajonet më aktive në prodhimtarinë e paligjshme.
XS
SM
MD
LG