Ndërlidhjet

Koreja e Veriut emëron kryeministër të ri


Phenjan
Phenjan
Koreja e Veriut ka emëruar kryeministër të ri. Bëhet fjalë për Pak Pong-ju, i cili është shkarkuar nga i njëjti post në vitin 2007.

Pak është betuar në takimin vjetor të Kuvendit të Lartë Popullor.

Ai është aleat i afërt i Jang Song-thaek, dajës së liderit verikorean, Kim Jong-un.

Pak shihet si teknokrat dhe një reformator ekonomik.

Ai ka marrë postin e kryeministrit më 2003, në përpjekje për të bërë reforma tregu, të cilat do t’iu jepnin kompanive shtetërore më shumë autonomi.

Megjithatë, Pak është larguar nga posti më 2007, kur është bërë e qartë se hapat që kanë synuar rritjen e ekonomisë së vendit, nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.
XS
SM
MD
LG